Marina mahnit me pozat e reja nga pushimet

Shpërndaje

Marina Vjollca ka marrë vëmendjen e ndjekësve të shumtë në rrjetet sociale me fotografitë që i ka publikuar në ditët e fundit.

Moderatorja e njohur dhe bashkëshorti i saj, Getoar Selimi, janë duke i shijuar pushimet bashkë, ndërsa nuk kanë munguar edhe imazhet që i kanë ndarë me fansat.

Natyrisht se Marina është pëlqyer edhe për dukjen e saj në pozat e publikuara.

Gjatë ditës së mërkurë, ajo ka pozuar e veshur në të kuqe dhe është dukur për mrekulli.

Prezantuesja e famshme është shfaqur në disa poza në plazh, të cilat kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime.

Me shumë mundësi ‘fotografi’ i Marinës në këtë imazhe është reperi nga Kosova, Ghetto Geasy.

Theksojmë se Geti së fundmi ka ardhur me disa projekte që janë pëlqyer shumë nga fansat e tij. /Telegrafi/

Loading...