Mbytet edhe një 18-vjeçar në bregdetin shqiptar
Tjetër humbje në det, 18 vjeçari mbytet në Gjirin e Lalzit
Një tjetër ngjarje tragjike ka shënuar ditën e sotme në bregdetin shqiptar, ku pasi një 30 vjeçar humbi jetën në mesditë në plazhin e Vilunit në Velipojë, një tjetër i ri ka humbur jetën pasdite tashmë në plazhin e Gjirit të Lalzit në Durrës.
Fillimisht 18-vjeçari u dërgua në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë për jetën, por nuk ka arritur të shpëtojë.
I riu ishte zhytur në thellësi të detit, nga ku ka dalë me vështirësi.
Me gjithë ndihmën e pushuesve të pranishëm në plazh, i riu ka dalë me vështirësi në frymëmarrje në bregdet.
Policia në Shqipëri ka njoftuar se i mbyturi ishte banor i Tiranës.
Loading...