Mesi shfaqet pas Botërorit, zbarkon në Barcelonë (Foto)

Shpërndaje

Leo Mesi ka zbarkuar këtë pasdite në aeroportin “El Prat”. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Antonella, dhe tre fëmijët e tyre, ylli i Barcelonës ka mbërritur në terminalin e fluturimit privat, nga ishulli Karaibe i Tucas dhe Caicos, ku ishte edhe verën e kaluar duke shijuar pushimet e verës pas dështimit në Botëror me Argjentinën.

Mesi ka kaluar një javë pushimesh në Karaibe, pas zhgënjimit të eliminimit në 1/8 finale të Kupës së Botës. Me lejen e klubit, deri më 1 gusht, nuk është përjashtuar fakti që Leo t’i vazhdojë pushimet e tij në Ibiza, së bashku me familjen e Cesc Fàbregas dhe Luis Suarez, ashtu siç bënë verën e kaluar.

Siç ka bërë në raste të tjera, nuk është e përjashtuar që Mesi t’i shkurtojë pushimet e tij dhe të bashkohet me ekipin më 24 korrik, data në të cilën katalanasit pritet të udhëtojnë për në turneun e SHBA.

Loading...