Momenti emocionues kur presidentja e Kroacisë nuk i mbajti lotët teksa përqafoi Modricin (Foto/Video)

Shpërndaje

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka qenë një prej shembujve më të mirë për politikanët gjatë Kampionatit të sivjetmë Botëror.

Përveçse një tifoze e flaktë e përfaqësuese së saj, ajo vazhdimisht është paraqitur me simbole kombëtare në tribuna duke anashkaluar protokollet e veshjeve serioze.

Kolinda Grabar-Kitarovic nuk i mbajti lotët (Foto: Getty Images)

Kjo ka bërë që 50-vjeçarja të fitojë simpatinë e tifozëve të futbollit nga e gjithë.

Kombëtarja e Kroacisë nuk arriti që ta fitonte Kupën e Botës, pasi në finale të Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’, pësoi me rezultat 4-2.

Përqafimi ndërmjet Kolindas dhe Modricit (Foto: Getty Images)

E pranishme në Luzhniki Stadium ishte edhe Kolinda, e cila u kujdes për t’i ngushëlluar lojtarët e Kroacisë.

Megjithatë, në momentin e përqafimit të kapitenit Luka Modric, edhe ajo kishte nevojë për një ngushëllim, duke qenë se nuk arriti t’i mbante lotët.

Modric u shpall lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror (Foto: Getty Images)

Ndryshe, Modric u shpall lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror duke e fituar çmimin ‘Topi i Artë’. /Telegrafi/

Loading...