Mot i ndryshueshëm dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima

Shpërndaje

Nga sot pason periudhë e motit të ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, ndërsa në nivel lokal janë të mundshme edhe procese më intensive.

Do të fryjë erë e përforcuar veriperëndimore, ndërsa nga e marta do të zvogëlohet dukshëm.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa e ditës do të lëvizë në interval prej 28 deri në 35 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar veriperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 18 gradë, ndërsa e ditës deri në 33 gradë Celsius

Loading...