Ndahen 10.5 milionë euro grante për kompanitë vendore në Maqedoni. Kush i merr këto para?!

Shpërndaje

80 kompani mikro, të vogla dhe të mesme vendore morën grante në vlerë prej 10.5 milionë euro përmes masave nga shtylla e tretë e planit qeveritar për rritje ekonomike.

Në thirrjen e publikuar nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik janë paraqitur 236 kompani. Çeqet me mjetet e marra i dorëzuan kryeministri Zoran Zaev, zv.kryeministri Koço Angjushe dhe drejtori i Fondit Jovan Despotovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kompanive të cilat sot po i ndajmë grante janë kompani të cilat dëshirojmë t’i shohim të orientuara në eksport, të suksesshme në botë, kompani të cilat do të mbështesin zhvillimin ekonomik”, tha Angjushev.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev tha se qeveria i ndihmon edhe kompanitë vendore edhe ato të huaja dhe se ajo mbetet partner dhe shërbim i tyre në realizimin e planeve të tyre.

Loading...