Neymar rrëfim emocionues: Nuk e shihja dot topin

Shpërndaje

Ylli i Brazilit e ka pranuar se pas eliminimit nga Belgjika në çerekfinale nuk ka mundur ta shikojë me sy topin e as ndonjë ndeshje të futbollit.

“Nuk doja të shkoja aq larg sa të them që nuk dua të luaj më futboll, por nuk doja që të shikoja ndonjë top, ose t’i shikojë ndeshjet e mbetura të Botërorit”, ka thënë Neymar.

“Isha në zi, me të vërtetë isha tepër i mërzitur, mirëpo mërzia kalon, unë kam djalin tim, familjen, shokët dhe ata nuk duan që të më shohin mua në gjendje të keqe. Kam më shumë arsye për të qenë i lumtur se sa i mërzitur”. /albeu.com/

Loading...