Nga LSDM-ja thonë se Maqedonia nuk është më shtet i kapur, por harrojnë skandalet e zv.kryeministrit Angjushev

Shpërndaje

Pas kumtesës me shkrim të VMRO-DPMNE-së ka reaguar partia në pushtet, LSDM, nga ku theksojnë se Maqedonia tashmë nuk është shtet i kapur.

“VMRO-DPMNE secilën ditë shpërndan të pavërteta dhe shpikje me qëllim që ta fsheh sjelljen destruktive përmes cilës përpiqet që ta ndalojnë të ardhmen e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së duke shtuar se koha e kriminalitetit, dhunës, borxheve, shkelje të të drejtave të njeriut mbaroi me kalimin e VMRO-DPMNE -së në opozitë.

Ata shtojnë se Maqedonia tashmë nuk është shtet i kapur, por e lirë, demokratike, zhvillimore dhe mik dhe partner në rajon dhe botën demokratike.

“Asnjë gënjeshtër e VMRO-DPMNE -së nuk do t’i fsheh faktet reale ku thuhet se rroga në maj të vitit 2018 është për 7.1% më e lartë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, dhe se kanë hyrë 235 milionë euro investime, dhe se Maqedonia është një hap para hyrjes në NATO dhe fillim të bisedimeve me BE-në”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Me poshtë i keni disa tituj nga skandalet e njëpasnjëshme të Qeverisë së Zaevit.

Zv.kryeministri Angjushev “shijon” të mirat e pushtetit (VIDEO)

Edhe një skandal trondit Qeverinë e Zaevit, i përfshirë zv/kryeministri Angjushev

Maqedoni: Një serb me firmë të posahapur, fitoi tender 35 milionë euro nga Minstria e Shëndetësisë

Skandaloze/ Kompania e deputetit të LSDM merrë grant prej 10 milionë denarësh (DOKUMENTE)

 

Loading...