Nga viti i ardhshëm, njeriu më i pasur në botë i dërgon turistët në hapësirë, çmimi nga 200 deri në 300 mijë dollarë (VIDEO)

Shpërndaje

Kompania “Blue Origin” e Jess Bezos, pronar i Amazon dhe njëherit njeriut më i pasur në botë, gjatë vitit të ardhshëm do t’ju mundësojë të gjithë të interesuarve udhëtimin në hapësirë.

Çmimi për një udhëtim të tillë do të sillet nga 200 deri në 300 mijë dollarë, kurse fluturakja “New Shephard” do të dërgoj në destinacion.

Në fakt udhëtimi i parë po realizohet me qëllim që të kuptohet se a ka të interesuar në hapësirë, dhe çfarë mund t’ju ofrojnë klientëve që mund t’i bëjnë ballë një kostoje të tillë.

“Blue Origin” me seli në Seattle, së fundmi ka njoftuar se si do të duket raketa dhe se së shpejti do të fillojnë testimet me ekuipazhin. Biletat për udhëtim do të fillojnë të shiten gjatë vitit të ardhshëm, kurse çmimin e saktë pothuajse askush nuk e di.

Bezos është njeriu më i pasur në botë me 132.1 miliardë dollarë pasuri, kurse në maj në kushtet anonimiteti disa bashkëpunëtorë të tij kanë njoftuar se bileta e udhëtimit do të kushtojë nga 200 deri në 300 mijë dollarë.

Raketa “New Sephard” mund të akomodojë gjashtë pasagjerë të cilët do të udhëtojnë në 100 kilometra lartësi, mjaftueshëm që të shijojnë panoramën e Tokës para se të rikthehen në tokë me ndihmën e parashutave.

Dritaret e kësaj kapsulës janë tri herë më të mëdhenj sesa të një aeroplan “Boeing 747”. Kompania e Bezosit që ka moton “hap pas hapi”, deri më tani ka kryer disa teste të fluturimit në Teksas por pa anëtarë të ekuipazhit.

Loading...