Showbiz

Nuk e durojnë flamurin kuq e zi, serbët nga Rahoveci e kërcënojnë këngëtarin kosovar

Shpërndaje

Këngëtari Labinot Rexha ka thënë se të dielën është penguar gjatë incizimeve të videoklipit të ri në një lagje të serbëve në Rahovec.

Ai ka thënë se gjatë xhirimeve janë kërcënuar dhe se janë larguar nga kjo lagje nga policia.

“Jemi kërcënuar se ajo është pronë e Republikës së Serbisë dhe çdoherë do të mbetet ashtu, qëllimi ynë ka qenë ta përcjellim mesazhin me konceptin e klipit ne përshtatje të objekteve më tradicionale për përcjelljen e nuses. Në mesin e valltarëve shumica kanë qenë shumë të rinj, janë frikësuar deri në atë masë sa na kujtonte kohën nën trysninë e okupatorit. Klipi në fjalë nuk ka pasur motive politike, po kënga ka motive tradicionale dhe përshkrimin e traditave tona me rastin e dhënies dhe përcjelljes së nuses. Pas brohoritjeve ‘Serbia,Serbia…’ dhe brohoritjeve tjera me motive nacionaliste, erdhi policia e cila nuk na e mbajti anën, por na largoi nga aty dhe nuk na e mundësoi përfundimin e klipit”, ka shkruar ai në Facebook.

Rexha në fund ka pyetur se a është Kosova në të vërtetë vend i lirë.

Loading...