Nuk është në Bali, as në Tailandë… vetëm një plazh i vogël në Shqipëri, zbulojeni… (Foto)

Shpërndaje

E konsiderojnë si një prej zonave më të bukura dhe të veçanta të malësisë së Shkodrës, por nuk janë të paktë edhe ata që e krarasojnë me plazhet e Balit, Vietnamit apo Tailandës.

Po në fakt për të gjithë ju që nuk e keni pare, ky vend është vetëm një plazh i vogël mbi lumin e “Shalës”, një degë e lumit “Drin”.

Lumi i “Shalës” ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës, deri në Drin ku dhe ka destinacionin final si afluent i tij.

“Shala” buron tek kroi i Shtrazës në krye të fshatit Theth, në rrëzë të majës së Radohinës (Alpe), nga ku zbret poshtë nëpër luginë të Shalës, nga Thethi, Ndërlysa e Musha, nga Breg-Lumi tek Porta e Shalës (Gryka e Rrshqëmit), nëpër Lotaj e në luginën e Shoshit, dërisa derdhja e tij shkon në Lesniqe në Drin (sot liqeni i Komanit).

Është lumë malor me rënie mesatare 22 metra për një kilometër.

Bashkë me lumin këtë vend e zbukuton tej mase edhe “Parku i Blinit”, një vend tërheqës gati ekzotik, që e ka marrë emrin nga pemet e shumta të blinit (blirit) dhe që mbushin vendin me aromë të këndshme.

Bukuria i shtohet nga uji i kaltër i lumit të “Shalës”, që buron nga Bjeshkët e Namuna dhe bashkë me ujrat e luginës së Thethit derdhen në lumin Drin në pjesën e Komanit.

Po si shkohet aty?

Nga çdo destinacion i vendit mund të mbërihet nëpërmjet rrugës automobilistike Shkodër- Vau i Dejës, e mandej duke marrë aksin Shkodër-Pukë, sapo ngjisni kthesat e para ktheheni në të majtë dhe merrni aksin nacional Shkodër- Koman.

Pasi të keni mbërritur me automjete në Koman ato parkojini aty, pasi në zonën që njihet si “Parku i Blinit” merren moto-barkat për në plazhin e “Shalës”.

Rreth 1 orë e 30 minuta lundrohet me moto-barkë duke përshkruar Liqenin e Komanit dhe duke ngjitur lumin e “Shalës” përgjatë rrjedhës ku shikon pamje të mrekullueshme të maleve të moçme si në përralla./E.K./Mapo.al/

Loading...