Pas presioneve zv.kryemnistri Koço Angjushev fton bashkëpronarët të heqin dorë nga fondet
Zëvendës- kryeministri Koço Angjushev ka ftuar bashkë- pronarët ku edhe ai ka pjesë që të rishqyrtojnë vendimin për aplikimin për masat nga Plani për rritje ekonomike. Deklarata e Angjushevit në intervistë për MIA vijon pas kritikave të ashpra në opinion pasi shkritorja “Kast Invest” mori grant në vlerë prej 160.000 euro nga Fondi për inovacione.
Sipas ligjit, pasi mora funksionin e zëvendës- kryeministrit, e kam respektuar këtë deri në fund dhe në tërësi hoqa dorë nga postet drejtuesve nëpër kompanitë. Megjithatë, për shkak të erozionit të krijuar të vlerave dhe perceptimit të shtrembëruar që u akumulua në 10 vitet e fundit, në kohën kur kishte menaxhim dhe sundim jo-transparent, opinioni është i ndjeshëm dhe kjo është e kuptueshme. Duke pasur parasysh këtë, u bëra thirrje kolegëve të mi bashkëpronarë që të rishqyrtojnë vendimin për aplikimin e masave nga Plani për rritje ekonomike dhe të tërhiqen – deklaroi Koço Angjushev- zv/kryeministër për çështje ekonomike.
Për skandalin me grantet nga Fondi për inovacione si dhe tenderin në Ministrin e shëndetësisë u prononcua edhe kryetari i komunës së Kumanovë nga radhët e LSDM-së, Maksim Dimitrievski.
As unë, as kryeministri Zaev, as bashkëpartiakët, simpatizuesit dhe bashkëqytetarët, nuk e përmbysëm regjimin, krimin, anarkinë, korrupsionin, që të gjithë neve të na ndodhë “deja vu”. Nëse edhe 1 promil i këtyre akuzave të rënda për tenderët, grantet është i saktë, duhet doemos të kthehemi nga vetvetja dhe publikisht t’i dënojmë dhe korrigjojmë këto sjellje devijuese – u shpreh Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovës.
Opozita, nga ana tjetër, akuzon se kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri Angjushev e shndërrojnë shtetin në ndërmarrje personale.
Nëse do t’i kishte respektuar ligjet, Koço Angjushevi do të jepte deklaratë për konflikt të fshehur të interesave, meqë është njëri prej pronarëve të „Kast invest“ dhe do të përjashtoheshin nga thirrja për grant për ndarjen e mjeteve nga Fondi për inovacion… Nuk është hera e parë që e bën këtë, tenderë në ELEM, Ligj për lehtësime doganore për bateri litiumi, si edhe shumë raste ku Koço Angjushev i thithë paratë e qytetarëve – deklaroi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Nga LSDM-ja në pushtet u kundërpërgjigjën se VMRO-DPMNE-ja përhapë të pavërteta, duke porositur se Maqedonia më nuk është shtet i kapur./Alsat.m