Për dy javë, 80 mjekë nga Tetova kanë kërkuar çertifikata për t’u larguar nga vendi
Vetëm në dy javët e fundit tetëdhjetë mjekë nga Tetova dhe rajoni i Tetovës morën certifikatat për të punuar jashtë vendit. Eksodi i mjekëve vazhdon me një ritëm më të shpejtë. Vendi po zbrazet jo vetëm nga të rinjtë, por edhe nga mjekë specialistë, dhe ka edhe nga ata me 20 vjet përvojë pune të cilët vendosin të largohen nga shëndetësia në Maqedoni, përcjell FLAKA.
“Nuk mund të themi se vetëm të rinjtë po largohen, po ikin specialistë me përvojë, njerëz që kanë kontribuar shumë gjatë në punën e tyre në sistemin e kujdesit shëndetësor në Maqedoni”, – tha Dr. Ilbert Besimi, nënkryetar i Odës së Mjekëve.
Mungesa e mjekëve tashmë është ndjerë në të gjitha spitalet, por do të jetë një problem edhe më i madh në të ardhmen, thonë nga Oda e Mjekëve.
“Nëse kjo vazhdon, nuk do të kemi një sistem të kujdesit shëndetësor, me një ritëm të tillë të largimit të personelit shëndetësor nga shteti”, thekson Besimi.
Si një nga masat që do të parandalojë ikjen e kuadrit mjekësor, Ministria e Shëndetësisë thotë se do të jetë një specializim falas që do të marrin studentët më të mirë të mjekësisë çdo vit. Ministria cakton masa shtesë, por pa specifikuar se kur dhe si do të realizohen ato.
Mosha mesatare e mjekëve që punojnë aktualisht është midis 55 dhe 65 vjeç. Në pesë vitet e ardhshme, rreth 1,200 mjekë do të dalin në pension, parashtrohet pyetja se kush do të punojë në vendin e tyre pas daljes në pension, nëse mjekët e rinj vazhdojnë tendencën e largimit me një ritëm të tillë.