Përcillet kamioni me mbetjet mortore të gjenocidit të Srebrenicës (Foto)

Shpërndaje

Një kamion me mbetjet mortore të 35 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë është nisur sot në mëngjes para Drejtorisë së Varrezave Komunale të Visokos në Potocari, ku viktimat e gjenocidit të Srebrenicës do të dërgohen për në banesën e fundit më 11 korrik, raporton Anadolu Agency (AA).

Hanifa Shehoviç erdhi të përcjellë viktimat e gjenocidit, këtë e bën çdo vit, ndonëse anëtarët e familjes së saj i ka varrosur.

“Çdo vit e vizitojë këtë vend, më vjen rëndë. Askënd sot nuk e kam këtu, por të gjithë janë tonët, të gjithë janë vëllezërit dhe motrat tona. Familjen time e kam varrosur”, tha Shehoviç.

Mensur Aliç sot erdhi të përcjellë viktimat e gjenocidit të Srebrenicës. “Katër i kam varrosur më parë, vjehrrin, kunatin, kunatën dhe bashkëshortin si dhe shumë familjarë. Sot jam këtu për shkak të këtyre dëshmorëve dhe fëmijës tim që humbën jetën, kështu që shkova deri te varrezat”, tha Aliç.

Kamioni me mbetjet mortore të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë u nis drejt Sarajevës, prej ku do të vazhdojë për në Potoçar.

Të mërkurën më 11 korrik në qendrën memoriale në Petoçar do të varrosen edhe 35 viktima, me çka numri i përgjithshëm i të varrosurve në Petoçar do të jetë 6609.

Përcillet kamioni me mbetjet mortore të gjenocidit të Srebrenicës
Një kamion me mbetjet mortore të 35 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë është nisur sot në mëngjes para Drejtorisë së Varrezave Komunale të Visokos në Potocari, ku viktimat e gjenocidit të Srebrenicës do të dërgohen për në banesën e fundit më 11 korrik. Kamioni me mbetjet mortore të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë u nis drejt Sarajevës, prej ku do të vazhdojë për në Potoçar. ( Mustafa Öztürk – Anadolu Agency )
09.07.2018 Mustafa Öztürk
1 / 22

Loading...