Sport

Përmbytet nga lotët në konferencë shtypi, ja çfarë e tronditi portierin e Kroacisë (Video)

Shpërndaje

Danijel Subashic ishte i mbushur me emocione të papërballueshme gjatë konferencës së sotme për shtyp, në prag të ndeshjes çerekfinale të Botërorit të Rusisë, që kombëtarja kroate do ta luajë kundër vendit organizator. Ai u “përmbyt” nga lotët, pasi u pyet për mikun e tij të ndjerë, foton e të cilit e mbante poshte uniformës së Kroacisë dhe e tregoi pas pritjes së tri penalltive, në 1/8 finale të këtij turneu.

Miku i Subasic, Hrvoje Custic, ka vdekur tragjikisht në vitin 2008, në moshën 24-vjeçare, pasi e goditi kokën në një mur betoni gjatë një ndeshjeje futbolli. Dhe kjo e martë ishte shumë drithëruese për portierin e Kroacisë, pasi kjo temë iu ngrit nga media, pas fitores së vendit të tij ndaj Danimarkës.

Portieri i Monakos shikonte në qiell pas çdo penalltie të shpëtuar dhe veshi një bluzë të bardhë me foton e ish-shokut të ndjerë, në kujtesë të Custic. Këtë fundjavë, Kroacia do të provojë shanset e saj për të mundur Rusinë dhe për të përparuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Tërë suksesin e kombëtares së tij në “Rusia 2018”, portieri kroat ia ka dedikuar shokut që u nda nga jeta duke luajtur futboll, të cilit iu ndërpre në mes ëndrra për t’u bërë dikushi në këtë sport kaq magjepsës.

Loading...