Policia gjermane jep detaje për aksidentin e tmerrshëm në Gjermani, ku vdiqën babë e bijë nga Kosova

Shpërndaje

Zëdhënësi i policisë gjermane, Tobias Kalmbach, ka thënë se vajza 3-vjeçare me origjinë nga Kosova – e cila pësoi lëndime të rënda nga aksidenti rrugor ku vdiqën babai dhe motra e saj 4-vjeçare – e ka kryer me sukses një operim në spitalin e Freiburgut.

Kalmbach ka deklaruar se ndonëse vajza ka pësuar lëndime të rënda, tash është jashtë rrezikut për jetë.

“Vajza e vogël e shoferit të vrarë, e cili ishte dërguar në një klinikë në Freiburg, dje nuk ishte operuar”, tha zëdhënësi i policisë Kalmbach. “Lëndimet ishin shumë të rënda”, tha ai, teksa tregoi se operacioni kaloi me sukses.

Ai ka thënë se vajza është në gjendje të qëndrueshme, shkruan Presseportal.de.

Ndërsa, trupat e shoferit 36-vjeçar nga Kosova dhe vajzës 4-vjeçare të tij që ndërruan jetë dje, do të dërgohen për t’ua bërë autopsitë.

Mediat gjermane shkruajnë se vetura e tipit BMW, të cilën po e ngiste shqiptari nga Kosova, është përplasur në mënyrë ballore me një kamion.

Loading...