Policia jep detaje rreth incidentit të armatosur në Tetovë

Shpërndaje

Më datë 14.07.2018. rrethë orës 02 e 20 minuta, në Stacionin policor Tetovë, janë denoncuar krisma  në rrugën ,,29- nëntori,,  dhe se janë të lënduar tre persona. Një ekip i Sektorit për punë të brendëshme Tetovë, dhe Prokurori publik, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe është konstatuar se me arrmë zjarri (pistoletë) janë lënduar dy persona, edhe atë S.K. 37- vjeç, dhe S.K. 36-vjeç, të dy nga Tetova. I pari ka marur plagë me armë zjarri në pjesën e stomakut, ndërsa i dyti në pjesën e nën gjurit të këmbës së djathtë. Pas dhënjes së ndihmës mjeksore në Spitalin klinik të Tetovës, të njëjtit janë dërguar në klinikat e Shkupit.

Përveç këtyre lëndime në kokë ka marur edhe 49-vjeçari M.A. nga Tetova, i cili gjithashtu si rast urgjentë është dërguar në klinikat e Shkupit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur një pistoletë e tipit ,,Zbroevka,, me karikues me 8 plumba, 5 gëzhoja plumbash, shenja të gjakut, si dhe shenja tjera të cilat janë fotodokumentuar, dhe janë marur për ekspertizë, poashtu edhe një veturë e tipit ,,Mercedes,, me targa të Tetovës.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Loading...