Presidenti i Federatës Ukrainase shkon në Parlament me fanellën e Kroacisë (FOTO LAJM)

Shpërndaje

Presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andrej Pavelko, është edhe deputet në parlamentin ukrainas. Ai sot ka shkuar në punë me fanellën e Kroacisë.

Pavelko mbante veshur fanellën e Ivan Rakitic, i cili vulosi kualifikimin e Kroacisë në gjysmëfinale të Botërorit, duke e mposhtur Rusinë, vend me të cilin ukrainasit i kanë marrëdhëniet e tensionuara.

Pavelko ka marrë një iniciativë për të paguar dënimin që FIFA i bëri anëtarit të stafit teknik të Kroacisë, Ognjen Vukojeviç, i cili së bashku me lojtarin Demagoj Vida, ia dedikuan fitoren Ukrainës.

Loading...