Presidentja kroate në Kuvend: Shumë shqiptarë luftuan për ne. Nuk e harrojmë!

Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ka përshëndetur seancën plenare, ku mbajti edhe një fjalim. Duke shprehur falënderimet për këtë ftesë, Presidentja kroate u shpreh se: “Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për Kroacinë dhe ne nuk harrojmë”, tha Kitaroviç.

“Hapja e ambasadës kroate në Tiranë në vitin 1994 ishte një ngjarje e madhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Tani, Kroacia dhe Shqipëria marrin pjesë bashkë në operacionet në Afganistan. Kroacia e mbështet fuqishëm perspektivën europiane të Shqipërisë, rrugën drejt integrimit në BE dhe mirëpret progresin e bërë nga Shqipëria”, shtoi Presidentja e Kroacisë.

Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç përsëriti mbështetjen e Kroacisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, duke vlerësuar edhe reformat e ndërmarra.

”Shqipëria është një partner mjaft i rëndësishëm jo vetëm strategjik por edhe politik, kjo është njohur dhe nga BE-ja. Kroacia mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe mirëpret të gjithë progresin e dukshëm që është bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kritereve të kërkuara për anëtarësimin në BE”.

Loading...