Raketa japoneze eksplodon sapo nis fluturimin (VIDEO)
Një raketë 2.7 milionë dollarëshe ka shpërthyer pak minuta pasi është ngritur në qiell ditën e shtunë.
E krijuar nga një sipërmarrës japonez, raketa pa pilot, MOMO-2 është testuar rreth orës 5:30 të mëngjesit në Taiki, në jug të Hokaidos.
Pamjet e mëposhtme tregojnë raketën 10 metra të lartë që shpërthen në flakë vetëm pak sekonda pasi ngrihet në ajër.
Shpërthimi i saj ishte tepër zhgënjyes për sipërmarrësin që kërkon të zotërojë raketën e parë japoneze që do shkojë në hapësirë, pasi një dështim të ngjashëm e ka pësuar vitin e kaluar edhe MOMO e parë.
StictyBanner mes postimeve mobil
Sipërmarrësi Horrie ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook” rreth situatës në fjalë, duke shkruajtur:
“Zona e ngritjes në ajër është djegur, por nuk ka asnjë dëmtim të objekteve të mëdha. Dëshirojmë të raportojmë dhe të falënderojmë për gjithë mbështetjen tuaj, pasi kemi përfunduar eksperimentin pa dëmtime personale.
Unë nuk mund të arrij në univers, por unë do të doja të vazhdoja të përcaktoj analizën e të dhënave dhe shkakun e kësaj kohe. Në një farë mënyre, unë do t’ju raportoj për rezultatet e eksperimentit. Unë do të vazhdoj të sfidoj universin.”