Rama merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Erdogan

Shpërndaje

Pasi arriti të siguronte fitoren më 24 qershor, ditën e sotme do të mbahet ceremonia e përurimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Mësohet se në këtë ceremoni shtetërore marrin pjesë 20 presidentë dhe 30 kryeministra nga disa shtete.

Në mesin e pjesëmarrësve të ceremonisë do të jenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Kujtojmë se Erdogan, fitoi zgjedhjet presidenciale me 26 milionë e 33 mijë e 823 vota.

Pas betimit në Parlamentin e Turqisë më pas ai do të vizitojë mauzoleun e Kemal Ataturk-ut (Anıtkabir), ndërsa më pas do të pritet në rezidencën presidenciale nën shoqërimin e njësive të kalorësve dhe himneve “mehter”. Mediat turke raportojnë se gjatë hyrjes së Erdogan në rezidencë do të ketë 101 të shtëna me top, si dhe 101 të shtëna në bazat ushtarake të komandave ajrore, tokësore dhe detare.

Loading...