Shaqiri flet pas golit dhe debutimit me Liverpoolin

Shpërndaje

Xherdan Shaqiri ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme te Liverpool. Skuadra e tij ka shënuar fitore bindëse (4:1) ndaj rivalit të përjetshëm, Manchester United, ndërsa mesfushori nga Kosova, i cili u aktivizua në lojë në minutën e 68-të, ka shënuar gol spektakolar në mënyrë akrobatike.
“Është një ditë e mrekullueshme për mua. Ky është një ekip i shkëlqyer me lojtarë të mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu”, tha fillimisht Shaqiri për LFCTV.

“Unë gjithmonë shënoj kësi gola në stërvitje pasi më pëlqen të gjuaj kështu. Është një gol i mrekullueshëm, por më mahnitëse e bën gjëja që luaj për këtë klub. Jam shumë i lumtur”.

“Krejt çfarë dua është të tregojë lojën time, të luaj futbollin që di. Kam shumë përvojë dhe dëshiroj ta ndihmoj këtë ekip të shkojë përpara. Jam me të vërtetë i lumtur për golin që gëzoi tifozët”. /Gazeta Express/

Loading...