MaqedoniTop Lajme

Shikoni si shkruan rektori Prof.Dr. Aziz Pollozhani, e turpëroi universitetin. Kjo nuk falet

Shpërndaje

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Aziz Pollozhani në një postim të tij në Facebook, ka turpëruar edhe universitetin me drejtshkrimin e tij. Fjalën shumë rektori i Unversitetit e ka shkruar shum, kjo është e pafalshme dhe këtë gabim nuk e bëjnë as fëmijët parashkollorë. Pas këtij gabimi katastrofal, ai ka bërë edhe shumë gabime të tjera në dy fjali, shkruan TetovaSot.

Ky është statusi i tij në Facebook i cili përpos që ka bërë gabime drejtshkrimore, ai ka gënjyer se është zyrtarisht në këtë konferencë, pasi në fotografi nuk shihet flamuri i Maqedonisë.

“Marreveshtja mes Zaevit dhe Cipras u arrit pasi bazohej ne parimin ” pa fitues e humbes absolut-win-win”
Ndersa dialogu mes Serbis dhe Kosoves nuk hec sepse me i forti mundohet vetem te zhvas sa me shum per vehte” FBiber

Ndryshe Aziz Pollozhani njihet për shumë skandale në UNT, pas punësimeve të maqedonasve, dhe pagës së i kishte dhënë vajzës së tij, ai e bëri prorektor të financave edhe mikun e tij Rizvan Sulejmanin i cili nuk është adekuat për këtë post.

Ministria e Arsimit vazhdon të hesht pas skandaleve në UNT nga rektori amator, Aziz Pollozhani

Valon Bela kritikon ashpër rektorin e UNT-së , Aziz Pollozhani për drejtëshkrimin e gjuhës shqipe.

Postimi i plotë i Valob Belës.

1. Azizi nuk paska ditur të shkruaj si duhet. Ky “drejtshkrim” i takon një 10 vjeçari.
Kush do ta besonte se rektori i UNT-së (ish Ministër, ambasador, drejtor, etj) nuk e ka kuptuar se marrëveshja nuk është “marreveshtje” ?! Apo ndoshta ka dashur të thote marre (turp) dhe veshtja (futja) që i bie se ai ia fut marres dhe do të vazhdon si rektor kirminel dhe nepotist ?!

2. Duke i mbuluar shetitijet e tij me këtë foto, ai ka dëshmuar se në këtë event ka prezantuar si tifoz pasi që në foton e parë nuk është flamuri i Maqedonisë sepse ajo nuk ishte pjesëmarrëse.
Por ka menduar se ia hedh syve të shqiptarisë.
Garant Azizin e ka sjell këtu vajza e tij …

Loading...