Shkëmbim me armë zjarri në Tetovë, tre të plagosur

Shpërndaje

Tre persona nga Tetova me plagë nga armë zjarri janë transportuar në kompleksin e klinikave „ Nënë Tereza“ në Shkup. Plagët janë marrë pas një shkëmbimi zjarri që ka ndodhur në Tetovë, ku dy nga të lënduarit kanë marrë plagë në pjesën e barkut, kurse i treti ka marrë plagë në kokë dhe aktualisht është i shtruar në Qendrën e Komës në Klinikën e Neurokirurgjisë në Shkup. Dy të parët janë operuar dhe janë në gjendje stabile. Pritet dalja zyrtare e MPB-së lidhur me këtë incident.

Loading...