Shqipërisë nuk i ndahen tërmetet! Kësaj here epiqendra e lëkundjeve pranë Tiranës

Shpërndaje

4 korriku i vitit 2018 mesa duket do të mbahet mend në histori, pasi fill pas dhjetëra lëkundjeve, një tjetër tërmet është regjistruar në orën 15: 33 të drekës.

Tërmeti kësaj here është i magnitudës 3.5 ballë, të shkallës Rihter. Ndryshe nga tërmetet e tjera, epiqendra i është afruar tashmë kryeqytetit, pasi sipas të dhënave pika ku janë regjistruar lëkundjet ka qenë pranë Vorës.

Ky është tërmeti i disatë në rradhë që godet tokën shqiptare, fill pas lëkundjeve të forta që shkaktuan 5.1 ballët e tërmetit të orëve të paradites./Gazeta Express

Loading...