Sot ditë zie në Suharekë, varrosen pesë anëtarët e familjes Sadikaj
Sot në orën 16:00 në Sopijë të Suharekës do të varrosen pesë anëtarë të familjes Sadikaj, që humbën jetën në një aksident para dy ditëve në magjistralen Suharekë – Duhël.
Në aksident humbën jetën një çift me dy fëmijë dhe nëna e bashkëshortit. Familja kishte ardhur për pushime nga Zvicra.
Si pasojë e aksidentit, sipas policisë, kishte ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë nga vozitësi i veturës.
Sot në Suharekë është ditë zie, të cilën e shpalli kryetari i komunës, Bali Muharremja.
Loading...