Vallëzoi me këngën e Era Istrefit, vajza nga Irani arrestohet nga policia
Femrat në Iran kanë postuar videot e tyre duke kërcyer në internet, në mbështetje të një vajze që u arrestua, shkruan GazetaBlic.Maedeh Hojabri kishte mbledhur mijëra ndjekës në Instagram me videot e saj duke vallëzuar në muzikën iraniane dhe perëndimore.Të premtën, televizioni shtetëror transmetoi rrëfimin e zonjës Hojabri.
Përdoruesit e medias sociale shpërndanë videot dhe mesazhet që mbështesin balerinën e re, duke përdorur ‘hashtags’ si “vallëzimi nuk është krim”.Qeveria iraniane ka rregulla strikte që qeverisin rrobat e grave dhe vallëzimi me anëtarë të seksit të kundërt në publik është i ndaluar, përveçse përpara anëtarëve të familjes së ngushtë.
Disa balerinë të tjerë thuhet se janë arrestuar gjithashtu gjatë javëve të fundit.Blogeri Hossein Ronaghi komentoi: “Nëse u tregoni njerëzve kudo në botë se vajzat 17 dhe 18 vjeçare janë arrestuar për vallëzimin, lumturinë dhe bukurinë e tyre me akuzat për përhapjen e pafajësisë, ndërsa përdhunuesit e fëmijëve dhe të tjerët janë të lirë, ata do të qeshin! Sepse për ta, është e pabesueshme!”.