RajoniTop Lajme

Varroset familja pesë anëtarëshe nga Suhareka, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik

Shpërndaje

I është dhënë lamtumira e fundit, familjes pesë anëtarëshe nga fshati Sopijë e Suharekës, të cilët humbën jetën tragjikisht të dielën në një aksident komunikacioni.

Bashkëshorti 32 vjeçar bashkë me nënën e tij, gruan dhe dy fëmijët vdiqën të dielën pas përplasjes me një autobus në magjistralen Prishtinë-Prizren.

Ata jetonin në Zvicër dhe erdhën për pushime në vendlindje. Në ceremoninë e varrimit që u bë sot, morën pjesë qindra njerëz, në mesin e tyre edhe personalitete të njohura. /Telegrafi/

Loading...