Vend i vogël, ëndrra të mëdha – Kroacia motivohet me slloganin mbreslënës para finales

Shpërndaje

Kroacia po bën të gjitha përgatitjet e fundit për t’u paraqitur në finalen e parë në histori të kombëtares ballkanike.

Skuadra e Kroacisë që befasoi të gjithë me paraqitjet e mira dhe me arritjen në finale, ka mundësinë historike për t’u shpallur Kampion i Botës.

Tashmë ekipi ka arritur në Moskë, ku do të zhvillohet finalja e madhe, aty ku kroatët zhvilluan edhe gjysmëfinalen, në Luzhniki.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është autobusi i ekipit të Kroacisë.

“Vend i vogël. Ëndrra të mëdha”, shkruan në gjuhën kroate dhe angleze në autobusin e kombëtares së Kroacisë, që përshkruan gjithë përpjekjen e këtij vendi për të sjellë suksesin historik për vendin.

Kroacia dhe Franca zhvillojnë finalen e madhe të dielën nga ora 17:00.

Loading...