Vendimi i BE-së ndaj “Google” mund ta bëjë Android-in me pagesë

Shpërndaje

Gjoba prej 4.3 miliardë euro që Bashkimi Evropian (BE) vendosi ndaj kompanisë “Google” për arsye se ka shtuar tek sistemi operativ Android në formë pakete aplikacionet e kërkimit dhe të shfletuesit të internetit, mund të shkaktojë që sistemi operativ të bëhet me pagesë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në faqen e internetit “The Verge”, drejtuesi i lartë i “Google”, Sundar Pichai, në një shkrim në blogun e tij ka thënë se modeli i funksionimit të Android bazohet në ekosistemin që “Google” ka formuar për aplikacionet e tjera dhe për shkak të prishjes së këtij balanci. Ai thotë se pas vendimit të BE-së Androd mund të bëhet me pagesë dhe i regjistruar duke dalë nga të qenurit një sistem falas dhe i hapur.

“Në telefonin e një përdoruesi tipik të Android-it instalohen rreth 50 aplikacione dhe shumica e këtyre u përkasin prodhuesve të tjerë”, tha Pinchai duke bërë të ditur se aplikacionet e kërkimit të paracaktuar dhe të kërkimit të web-it mund të përdoren duke i çinstaluar dhe duke instaluar versione të tjera.

“Nëse prodhuesit e telefonave celularë dhe operatorët e rrjeteve nuk instalojnë aplikacionet tona në pajisjet e tyre kjo do të ndikojë negativisht në ekuilibrin e ekosistemit Android. Deri më tani modeli i funksionimit të Android na mundësonte të jepnim teknologjinë tonë tek prodhuesit e telefonisë celulare me një model të shpërndarjes së hapur që është i lirë dhe i kontrolluar fort, por ky vendim i marrë mund të prishë këtë ekulibër të ndjeshëm. Vendimi nxit një zhvendosje nga platformat e hapura drejt sistemeve të regjistruara komerciale”, tha Pichai.

Komisioni Evropian ka njoftuar se kishte vendosur një gjobë rekord në shumën prej 4.3 miliardë euro me arsyetimin se “Google” ka keqpërdorur dominimin e tregut me sistemin operativ Android të përdorur në pajisje të tilla si smartphone dhe tableta. Gjithashtu Komisioni bëri të ditur se “Google” duhet të ndryshojë mënyrën e funksionimit brenda 90 ditësh.

Loading...