Xhaka ylli i rrugëve të Teheranit

Shpërndaje

Loja e kosovarit me kombëtaren e Zvicrës po mahnit të gjithë Momenti kyç deri në këto momente për Xhakën ka qenë goli që arriti të shënonte në ndeshjen ndaj Serbisë, ku jehona e festimeve po vazhdon edhe sot. Por mesa duket simpatia për Xhakën dhe Kombëtaren e Zvicrës ka kaluar kufijtë e Evropës, duke mbërritur edhe në Iranin e largët.

Në kryeqytetin e Iranit, Teheran disa tifozë për të shprehur simpatinë që kanë për kombëtaren Helvete kanë pikturuar portretet e Granit Xhakës dhe sulmuesit Breel Embolo në murin e Ambasadës Zvicerane në Teheran. Fotot e këtij momenti kanë bërë xhiron e rrjetit nga tifozët e përfaqësueses së Zvicrës.

Grupi i shqiptarëve që përbëhet nga Xhaka, Shaqiri, Behrami e Xhemaili do të përballen me Suedinë, në mënyrë që të sigurojnë kualifikimin për çerekfinale. Zvicra fazën e grupeve e mbylli në vendin e dytë pas Brazilit, në një grup që përbëhej edhe nga Serbia dhe Kosta Rika.

Loading...