Zaev e publikoi pyetjen e mundshme të referendumit, takim i ri i liderëve në mesditë

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit të mbrëmshëm të liderëve kumtoi se pyetja e referendumit mund të jetë: A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë? dhe se referendumi i ardhshëm nevojitet të jetë konsultativ.

Ai mbeti i zhgënjyer që lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e braktisi takimin vetëm një orë pas fillimit duke thënë se është joserioz, i papërgjegjshëm dhe fyes ndaj përfaqësuesve të të gjitha partive politike të cilët ishin në bisedat edhe ndaj qytetarëve.

Megjithatë, kryeministri Zaev tha se sot në mesditë gjithashtu në Klubin e deputetëve do të mbahet edhe një takim i liderëve, por këtë herë, të katër partive politike më të mëdha, ashtu siç kërkoi njeriu i parë i VMRO-DPMNE-së opozitare Mickoski.

Zaev tha se në takim ai i informoi krerët e partive politike për formulimin e mundshëm të pyetjes së referendumit, e cila do të ishte: “A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO duke e pranuar Marrëveshjen midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.

Sqaroi se është biseduar edhe për nenin 27 të Ligjit për referendumin, sipas të cilit në kushte kur Kuvendi duhet të sjellë ndonjë vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen, nevojitet referendumi të jetë konsultativ.

Vendimi, shtoi Zaev, konsiderohet përfundimtar nëse të paktën 50 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në Listën e Votuesve dalin në referendum.

“Do të thotë pa dallim të karakterit të referendumit vendimi konsiderohet si i suksesshëm në këtë rast. Dhe hapet debat nëse do të jetë konsultativ ose obligues. Konsultativ është kur ne duam t’i konsultojmë bashkëqytetarët tanë dhe pastaj t’i sjellim vendimet, siç është rasti me vendimet për ndryshim të Kushtetutës. Nëse ne vendosim t’i sjellim vendimet për ndryshim të Kushtetutës tani në Parlament edhe i sjellim ato tre vendime dhe pastaj shkojmë atë ta kontrollojmë në referendum, atëherë ai është i plotësuar”, sqaroi Zaev.

Mickoski, pas daljes nga mbledhja tha se për ta nuk ka qenë i qartë koncepti pse përfaqësuesit e të gjitha partive parlamentare nuk janë të pranishëm dhe, siç tha, ka shprehur revoltë serioze për shkak të propozimit të djeshëm për ndryshime të Kodit zgjedhor sipas procedurës së shkurtuar për përbërjen e KSHZ-së.

Ai tha se i ka bërë thirrje kryeministrit dhe kreut të LSDM-së, Zoran Zaev në kohën më të shkurtër, ndërsa më së voni derë të hënën, të organizojë takim liderësh në formën siç është mbajtur më parë, me praninë e liderëve të katër partive më të mëdha të LSDM-së, BDI-së, VMRO-DPMNE-së dhe partisë më të madhe opozitare të shqiptarëve në të cilin do të bisedohet për, siç tha, të gjitha çështjet e hapura që i paraprijnë përbërjes së re të KSHZ-së, dhe pastaj të bisedohet për formimin e KSHZ-së.

VMRO-DPMNE tha ai, mbetet në qëndrimet e njëjta, miratimin e Ligjit për financim të partive politike dhe ndryshimet e Ligjit për Qeveri ku do të rregullohet koncepti i Qeverisë teknike sipas modelit të Përzhinës madje pastaj formimi i KSHZ-së.

Kryeministri Zaev e konvokoi këtë takim liderësh pasi VMRO-DPMNE-ja e bllokoi formimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Kjo ishte hera e parë në takimin e liderëve të thirren liderët e partive politike të cilët kanë më shumë se një deputet në Kuvend.

Në takimin e liderëve morën pjesë kryeministri dhe kreu i LSDM-së Zoran Zaev me Radmilla Shekerinskën, Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani nga BDI-ja, Zijadin Sela dhe Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, Menduh Thaçi dhe Imer Aliu nga PDSH-ja, Afrim Gashi nga njëri krah dhe Bilall Kasami dhe Fadil Zendeli nga krahu tjetër i Besës, Goran Milevski dhe Dufe Kukoski nga PLD, Liljana Popovska dhe Maja Moraçanin nga RDM, Lupço Dimovski dhe Vlladanka Aviroviq nga Partia Socialiste si dhe Tito Petkovski dhe Goran Misovski nga PRSD. Takimin e liderëve e braktisi vetëm lideri i VMRO-DPMNE-së Mickoski i cili ishte i shoqëruar nga Tanja Karakamisheva.

Loading...