Zaev njejtë si Gruevski, shpërblen me shuma të mëdha bashkëpartiakët e tij

Shpërndaje

Fondi për Inovacione në Maqedoni i ndau 10.5 milionë euro për projekte invoative në kuadër të planit për rritje ekonomike. Por shpërndarja e këtij fondi në mënyrën që është bërë ka nxitur reagime të mëdha në opinion dhe në rrjetet sociale.

Përkundër asaj që përmban emri, shumica e mjeteve të këtij fondi kanë shkuar për të mbajtur të lumtur të afërmit dhe mbështetësit e kryeministrit Zoran Zaev, ka theksuar opinionisti Naser Pajaziti në ragimin e tij në rrejtin social Facebook, transmeton InfoShqip.

“Nga ky fond që është pjesë e buxhetit u shpërblyen gazeta “Sloboden Peçat” me pronar serb, që ja mban ‘zhagin’ LSDM-së, shtypshkronja “GINIS” e deputetit të LSDM, Hari Lokvenec dhe shumë shpejt do të dihen edhe emra të tjerë. Shumat që kanë përfituar janë nga 100 mijë deri 200 mijë euro.” – thotë Pajaziti.

Sipas tij, kjo është një vazhdimësi e qeverisjes së kaluar, por me një taktikë që i ka këmbët e shkurtëra. Derisa Gruevski jepte miliona përmes reklamave qeveritare, Zaevi tash po i shpërblen disa media dhe portale anonime maqedonase me projekte innovative përmes Fondit për Inovacione dhe Zhvillim, thotë Pajaziti.

“Ata që u shpërblyen u thirrën nëpër takime dhe ishin rekomanduar që të aplikojnë, derisa në një kërkesë time tek një zyrtar për tu informuar më detajisht më thanë se kryesisht bëhet fjalë për biznese në fushën e teknologjisë dhe se kishin idenë se çfarë po ndodhë. Sa për informim kjo është shtylla e tretë e planit qeveritar për rritje ekonomike dhe ato janë edhe paratë tona. Mjaft më me këto pisllëqe!!!”-Përfundon reagimin në profilin e tij në facebok Pajaziti.

Loading...