Zaev pas takimit të liderëve: Kompromis për qëllimet strategjike nuk ka, amnisti të drejtpërdrejt ose indirekte nuk ka
Negociatat midis liderëve të partive politike rreth çështjes për referendumin dhe formimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) vazhdojnë të dielën në mbrëmje ose të hënën në mëngjes, theksoi kryeministri dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev pas përfundimit të takimit të sotëm të liderëve.
“Qëllim strategjik i Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi i plotfuqishëm në BE dhe NATO, kompromis për qëllimet strategjike nuk ka. Amnisti të drejtpërdrejt ose indirekte nuk ka. Do t’u japim mundësi bisedimeve në qoftë se kjo është e mundur”, tha Zaev, pas takimit katërorësh në Klubin e deputetëve në të cilin morën pjesë edhe liderët e VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe BESA, Hristijan Mickoski, Ali Ahmeti dhe Bilall Kasami.
Ai potencoi se pret nga bisedimet të dalë marrëveshje dhe për formim dhe implementim të KSHZ-së. Potencoi se ka çështje për të cilat është lehtë të arrihet marrëveshje, por edhe të tilla për të cilat procesi është i vështirë.
Zaev përmendi se qëllimi është që të realizohet referendum i suksesshëm për shkak se i gjithë procesi është në mënyrë kohore i caktuar duke pasur parasysh atë që nga referendumi i suksesshëm varen ndryshimet e mëtejme kushtetuese të cilat madje janë parakusht që Greqia ta ratifikojë marrëveshjen për emrin në Parlamentin e saj.