Zaev: Rusia duhet të di se alternativë e vetme për Maqedoninë është NATO dhe BE

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev në pres konferencën e sotme me eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn ka deklaruar se Federata ruse duhet të kupton se për Maqedoninë nuk ka alternativë tjetër përveç antarësimit në NATO dhe BE.

Zaev shtoi se edhe më tutje qëllimi i Maqedonisë është që ti përparon mardhëniet me Rusinë.

“Ne jemi vend i vogël, me miq do të jemi edhe më mirë, atë e dëshmuam me fqinjët dhe këtë do ta bëjmë me gjithë vendet në botë. Për këtë shkak sot është një moment i rëndësishëm historik, fillojmë skrining procesin. Jam i lumtur dhe falemnderues që komisioneri Hahn dhe ekipi i tij përkushtuan kohë në mbledhjen tonë qeveritare. Maqedonia këtë e pret që nga viti 2005. Duhet të jetë motivim ky moment për të gjithë n[ shoqëri”, tha Zaev në seancën qeveritare ku prezent ishte edhe komisioneri Hahn.

Loading...