Zbulohet këngëtari që do të këndojë në dasmë Enca Haxhia, ja cili është ai…!

Shpërndaje

nca Haxhia që tani ka filluar të mendojë për dasmën.

Ndonëse është një ndër këngëtaret më të reja në tregun dhe se nuk përflitet për lidhjet e dashurisë, Enca po mendon për ditën më të rëndësishme në jetën e saj.

Përmes një postimi të publikuar në Instagram, Enca zbulon këngëtarin e preferuar, të cilin synon ta ftojë në dasmë për të kënduar.

“E dua J Balvin, të këndojë në dasmën time të ardhshme. Nëse dikush dëshiron të martohet me mua, në fillim duhet t’i dijë këto detaje”, është mbishkrimi që ia ka vënë imazheve në Instastory.

J Balvin është këngëtar kolumbian i zhanrit reggae, i cili shquhet për këngët ritmike që sjell për publikun.

“Mi Gente, Familiar, Ay Vamos, I like it”, janë vetëm disa nga hitet e tij, që u pëlqyen shumë nga fansat.

Loading...