Zjarr i madh në Dhërmi, rrezikohen disa objekte (VIDEO)

Shpërndaje

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Dhërmiut.

Flakët kanë rënë në një biznes dhe më pas janë zgjeruar, duke marrë flakë edhe pylli pranë.

Mësohet se është përfshirë nga zjarri një pjesë e madhe pylli.

Si pasojë e flakëve rrezikohet një biznes e dy banesa, ndërsa zgjerimi i tij mund të rrezikojë dhe Llogaranë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia.

Por po kërkohet ndihmë edhe nga rrethet e tjera. Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht..

Loading...