​Hakerët e sulmojnë FIFA-n përsëri, vjedhin informata të fshehta

Shpërndaje

FIFA ka bërë të ditur se sistemi i kompjuterëve të organit qeverisës të futbollit botëror ishte sulmuar gjatë kësaj jave nga hekerët , për herë të dytë, dhe ata frikësohen se janë vjedhur informatat sekrete.

Nuk është ende e qartë se cila informata janë vjedhur gjatë këtij sulmi kibernetik , megjithatë organizata të ndryshme mediatike të Evropës planifikojnë të publikojnë artikuj të bazuara në këto informata qysh të premten. Fillimisht të dhënat ishin grumbulluar nga grupi i famshëm, Football Leaks, transmeton Gazeta Express.

Publikimet e Football Leaks e kanë tronditur botën e futbollit që nga viti 2015, kur dokumentet e para të marra  nga sistemi i FIFA-s ishin publikuar. Që nga atëherë, shumë dokumente të tilla janë publikuar edhe nga gazeta gjermane Der Spiegel, e cila ndihmohet nga Bashkëpunimet Hulumtuese Evropiane (BHE).

Së fundi, një artikull i tillë i publikuar nga Der Spiegel ishte edhe ai për marrëveshjen e arritur mes Cristiano Ronaldos dhe Kathryn Mayorgas, të cilën pretendohej se portugezi e kishte dhunuar në vitin 2009.

Një koordinator i BHE-së ka thënë se ai nuk mund të komentojë për të dhënat e artikujve të radhës, ose as ta konfirmojë nëse do të ketë të tillë. Ndërsa, FIFA e ka publikuar një deklaratë ku kritikohet sulmi kibernetik. /Gazeta Express/

Loading...