A do të votojë pushteti nesër kundër Thaçit?

Shpërndaje

Shefi i Qeverisë tregon se ka qëndrim të njëjtë si opozita, kur bëhet fjalë për ruajtjen e kufijve. Ndërkaq LDK shpreson se nesër të gjitha partitë, përmes votës në Kuvend, do ta kundërshtojnë idenë e Presidentit Thaçi që të flas me Vuciqin për kufijtë e Kosovës. PDK nuk është e gatshme që ta votojë rezolutën direkt kundër Thacit, duke e quajtur ‘të cunguar’ kërkesën e opozitës.
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme, me kerkesë të LDK’së. Do të provohet që të zhvillohet debat parlamentar për dialogun me Serbinë dhe për idenë e presidentit Hashim Thaci për korrigjimin e kufijve.

Haradinaj ka konfirmuar se Aleanca e tij do të jetë e pranishme në seancën e 31 tetorit, duke thënë se qëndrimi i tij kundër ndryshimit të kufijve tashmë është i ditur.

“Besoj se do ta gjejmë nesër një gjuhë të përbashkët. Është inkurajuese që nesër në një seancë të thirrur nga opozita, do të jetë edhe pozita”, ka thënë sot Kryeministri, transmetoi Gazeta Express.

Thirrje që të miratohet rezoluta “se askush nuk mund të negociojë për territorin e Kosovës” bëri shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti. Ai tregohet specifik në atë që LDK kërkon nga grupet tjera politike.

“Në deklarimet publike të gjitha grupet parlamentare janë shprehur KUNDËR që territori i Kosovës të jetë pjesë e dialogut. Ne ftojmë të gjitha grupet parlamentare të jenë në seancë dhe të mbështesin këtë rezolutë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi ka thënë për Gazetën Express se nesër partia e tij merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme dhe është e gatshme që të jap votën e saj, nëse pajtohet në përgjithësi rreth dialogut me Serbinë. Krasniqi thotë se nuk votojnë për rezoluta ‘të cungara’.

“Për nesër ne e shohim seancën si një mundësi për të përafruar qëndrimet dhe për të miratuar një dokument, një deklaratë, një rezolutë e cila i përcakton në mënyrë gjithëpërfshirëse çështjet që ndërlidhen me dialogun por jo në mënyrë të cunguar vetëm një çështje për të cilat do të përcaktonte pse jo dhe përparimet themeltare për të cilat Kosova do t’i qaset dialogut”, ka thënë Krasniqi.

Tentativat e subjekteve politike për t’u marrë vesh rreth dialogut në Kuvend gjithmonë kanë dështuar.

Historia e përpilimit të projektrezolutave për mbrojtjen e republikës në tavolinë me Serbinë në Bruksel është e gjatë.

Opozita e ka nisur punën në vjeshtë me kërkesë që të miratohet një rezolutë ku Presidentit Thaci i ndalohet të flasë për korrigjimin e kufijve.

Për të njëjtën, partitë e pozitës kanë hezituar ta japin votën, duke përpliuar rezoluta tjera.

Opozita i bojkoton seancat e thirrura nga paritë e koalicionin qeveritar. Nuk ka pranuar që të shyqrtoj gjashtë pikat e rezolutës të nxjerra nga PDK, AAK e Nisma.

E, tash, një seancë e jashtëzakonshme është thirrur nga Kryesia e Kuvendit, me kerkesë të LDK’së, e cila ka mbledhur 42 nënshkrime.

Kryeministri Haradinaj me qëndrimin e tij krejt kundërshtues ndaj idesë së Thacit, është afruar me qëndrimin opozitar duke thënë se të gjitha partitë janë kundër ndryshimit të kufijve. Ndërkaq PDK edhe më tutje nuk shprehet eksplicit kundër Thacit, edhe pse lideri i kësaj parti flet brenda e jashtë vendit se si ndryshimi i kufijve është ide vetë e Moskës dhe Beogradit. /Express/

Loading...