Deklarata e plotë e partive shqiptare në Maqedoni, ja 7 pikat e saj (DOKUMENT)

Shpërndaje

Agjencia e lajmeve INA ka rikthyer vëmendjen tek Deklarata e përbashkët e partive shqiptare e cila u firmos mes subjekteve më të mëdha BDI, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, në të cilën janë nënvizuar çështjet dhe kërkesat kyçe të shqiptarëve që duhet të realizohen në rast të hyrjes së tyre në qeverisjen e re.

Ky dokument përmban disa pika dhe se tashmë është pjesë e debatit politik, sidomos atij nëpër media.

Marrëveshja përmban 7 pika, që thuhet se janë objektiv i përbashkët i partive shqiptare gjatë qeverisjes së tanishme, por edhe qeverisjeve në të ardhmen, përcjellë INA.

Arritja e barazisë, sundimi i së drejtës, pajtimi apo fryma e mirëbesimit ndëretnik, zgjidhja e emrit, integrimi euroatlantik dhe marrëdhëniet me fqinjët janë pikat e kësaj marrëveshje, të cilën e sjellim më poshtë si dokument zyrtar.

Kjo marrëveshja u arrit më 7 janar të vitit 2017, ndërsa për inicimin e saj dhe vendin e firmosjes pati shumë debate, ashtu që partitë shqiptare thanë se ajo është produkt i tyre i realizuar në Shkup, derisa një pjesë e opinionit të brendshëm dhe të jashtëm ia faturoi kryeministrit Edi Rama.

Loading...