“Financial Times” mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve

Shpërndaje

Bordi drejtues i të përditshmes prestigjioze botërore “Financial Times”, me seli në Londër, ka dalë me një qëndrim publik në përkrahje të idesë së shkëmbimit të territoreve në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, transmeton lajmi.net.

Në vijim editoriali i plotë i “Financial Times”.

Historia ka treguar se ngatërrimi me kufijtë në Ballkan është më i rrezikshëm se në çdo pjesë tjetër të Evropës. Megjithatë, kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaçi po lëvizin drejt një marrëveshjeje historike për të normalizuar marrëdhëniet midis ish republikës jugosllave dhe ish krahinës së saj, duke përfshirë korrigjimet kufitare dhe një shkëmbim territoresh. Një avancim i tillë i zhvillimeve mund të ndihmojë që Serbisë t’i hapet rruga për t’iu bashkuar BE-së dhe Kosovës për t’u bërë kandidate formale për anëtarësim. Kjo zgjidhje e mundshme është e mbushur edhe me rrezik.

Detajet nuk janë zbuluar, por është lërë të kuptohet që dy burrat të kenë diskutuar shkëmbimin e Kosovës veriore të populluar kryesisht me serbë për një pjesë të Luginës së Preshevës që është në kuadër të Serbisë dhe e populluar kryesisht nga shqiptarët. Një marrëveshje mund t’i japë fund bllokadës ndërkombëtare të Kosovës që prej luftës së saj të viteve 1998-1999. Deklarata e pavarësisë së Kosovës e vitit 2008 është njohur nga më shumë se 110 shtete, por çfarë është thelbësore jo edhe nga Serbia, Rusia, Kina dhe pesë shtete anëtarë të BE-së.

Një marrëveshje, nëse e njëjta përfshin që Serbia ta njohë pavarësinë e krahinës së dikurshme të saj – dhe nuk ka gjasa që Kosova të pranojë diçka më pak = do të ndihmonte transformimin e ish-krahinës serbe në një shtet të pavarur të qëndrueshëm. Kjo marrëveshje duhet të nxisë pesë shtetet anëtare të BE-së që të njohin pavarësinëe saj dhe të inkurajojnë vendet e tjera në nivel global që të bëjnë të njëjtën – duke bërë të mundur që Kosova t’u bashkohet institucioneve kryesore ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Interpol. Lëvizja e të dy shteteve drejt anëtarësimit në BE do të forconte reformat demokratike dhe ekonomike dhe do të përçonte një sinjal më të gjerë se integrimi i Ballkanit në institucionet euroatlantike, sado i ngadaltë, vazhdon.

Njëherësh, ka gracka të shumta të mundshme. Derisa politika perëndimore ka inkurajuar grupe të ndryshme etnike për të jetuar në paqe përkrah njëri-tjetrit, zgjidhja e përfolur e Kosovës do të përfshinte një shkëmbim thelbësisht të bazuar në baza etnike. Më shumë serbë jetojnë në Kosovën jugore të mbizotëruar nga shqiptarët sesa në veri; shumë prej tyre druajnë që do të ndahen nga të afërmit e tyre dhe nga manastiret e rëndësishme ortodokse serbe. Një marrëveshje për shkëmbimin e territoreve mund t’i shtyjë serbë të largohet nga pjesë tjetër e Kosovës, duke e shndërruar atë një një shtet shqiptar mono-etnik. Shumë shqiptarë të Kosovës gjithashtu kanë dyshime. Z. Vuçiq dhe z. Thaçi duket se kanë aftësi për t’i gjykuar interesat e tyre politike po aq sa për vullnetin e qytetarëve të tyre.

Pasoja më e rrezikshme e mundshme mund të jetë inkurajimi i liderëve dhe popujve gjetkë në ish-Jugosllavi = mbi të gjitha, serbët në Bosnjë – që të përpiqen t’i reduktojnë kufijtë që nuk u pëlqejnë. Zgjidhja e konflikteve, megjithatë, shpeshherë kërkon që liderët të ndërmarrin hapa të guximshëm dhe madje edhe që shihen si tabu. Në këtë rast, nëse presidentët mund të arrijnë një marrëveshje, përfitimet e mundshme – për Kosovën, Serbinë dhe rajonin e gjërë = janë të mjaftueshme për të merituar mbështetjen e kujdesshme ndërkombëtare.

Zyrtarët amerikanë dhe ata të BE-së po e mbështesin planin gjegjës. Ndonëse kancelarja gjermane Angela Merkel e ka kritikuar idenë, pozicioni i Berlinit duket se po zbutet. Një marrëveshje për Kosovës mund të përforcojë një ndjenjë të momentumit të përtërirë në trajtimin e çështjeve të vështira në Ballkan. Kuvendi i Maqedonisë po vazhdon rrugëtimin pas ratifikimit të një marrëveshjejë për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje 20-vjeçare me Greqinë mbi emrin e vendit, pavarësisë pjesëmarrjes zhgënjyese në një referendum mbi këtë çështjen muajin që shkoi.

Megjithatë, Z. Vuçiq dhe z. Thaçi duhet të zbusin përshtypjet e një ndarjeje të përgatitur në fshehtësi dhe të punojnë më shumë për të fituar mbështetjen e popullsisë dhe institucioneve të tyre politike. Është po ashtu me rëndësi jetikë që BE-ja dhe shtetet e tjera që t’i shpërblejnë palët në mënyrën e duhur dhe që t’i stimulojnë në rast të një avancimi përcaktues në dialog. Kjo do të siguronte një marrëveshje për të promovuar paqen dhe stabilitetin – e jo për fragmentim të përtërirë – në një rajon të trazuar. /Lajmi.net/

Loading...