Konjufca propozon që Thaçit t’i ndalohet çdo takim me Serbinë

Shpërndaje

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se presidenti i Kosovës, ka hapur një problem të madh, atë të lëvizjes së kufijve. Me këtë gjë, Konjufca tha se është lëkundur edhe sistemi politik i Republikës së Kosovës dhe të rendit kushtetues.

“Shteti i Kosovës ka tri pushtete, nuk ka pushtet të katërt. Presidenti po sillet si pushtet i katërt. Por, jo vetëm që është dhe po sillet si njëri nga pushteteve aktualisht në Kosovë, por ai e ka keqkuptu mandatin e tij si president, po sillet si monark absolut”, tha Konjufca.

Dëmin më të madh gjatë mandatit të presidentit, Konjufca e ka vlerësuar, imponimin e terminologjisë së finales së dialogut. Sipas tij finalja me Serbinë ka përfunduar në vitin 2008 dhe se nuk ka finale tjetër.

“Gabimi më i rëndë i një udhëheqësi që me gojën e vet e qet në pikëpyetje shtetin që e përfaqëson, atëherë kur i konteston kufijtë e vet. Kosovën e ka kontestu gjithmonë Serbia ajo dihet, me këtë jemi mësuar, ama për herë një President i Kosovës i ka kontestu kufijtë e vet, kjo ja mundëson Serbisë që t’iu thotë faktorëve ndërkombëtarë, që për Kosovën dika nuk është në rregull dhe që dialogu po vazhdon, prandaj kjo me të vërtetë i ngadalëson edhe ju jep një goditje të pakthyeshme edhe procesit të njohjeve të Kosovës”, tha Konjufca.

Ai mes tjerash ka shtuar se presidentit Thaçi duhet t’i kufizohet çdo takim me Serbinë, vetëm atëherë është rezolutë e vërtetë. Sipas tij vetëm atëherë kur do të implementohet kjo pikë qytetarët do të jenë të qetë në lidhje me dialogun me Serbinë.

Loading...