Konjufca thumbon Zekën, për mashtrime me viza (Video)
Fjalë të ashpra shkëmbyen dy deputetët në seancën e jashtëzakonshme për diskutimin e kufijve në dialogun me Serbinë.
Konjufca tha se Zeka nuk mund të ndjehet i qetë pasi ka dëshmitarë të cilët pohojnë se ai u ka vjedhur para në rastin e dyshuar për mashtrime me viza. Konufca shtoi se vetëm në Kosovë ka mundësi që një njeri i akuzuar të dal në foltore e të flasë si deputet.
Deputeti Zeka me një fjalor shumë të ulët dhe banal e ka ofendu deputeti Konjufca, duke i thënë psikopat, hajvan etj..
Ja çka i tha Zeka — Konjufcës: “Ti je një psikopat, i sëmur mental, budalla, hajvan”, i tha Zeka Konjufcës, duke shtuar se nëse ka vetëm një dëshmitarë, atëherë ai jo vetëm deputet, por as profesionin e gazetarit nuk do ta ushtrojë më. Pas kësaj replike drejtuesi i seancës Xhavit Haliti i tha mos ofendojë dhe kërkoi ndaljen e mikrofonit.