Rrënohen disa shtëpiza në Kodrën e Diellit, mes tyre edhe të disa funksionarëve të BDI-së?!

Shpërndaje

Komuna e Tetovës ka nisur sot rrënimin e disa shtëpizave në Kodrën e Diellit, mëson INA.

Eskavatorët nga mëngjesi kanë nisur rrënimin e disa shtëpizave dhe pushimoreve, por edhe mureve të vendosura që kanë uzurpuar hapësira në kundërshtim me ligjin.

Nga komuna kohë më parë kanë bërë të ditur se do të goditen të gjithë ata që kanë uzurpuar hapësira publike në mënyrë të paligjshme. Në mesin e atyre që po u rrënohen shtëpizat janë edhe të funksionarëve të lartë shqiptarë, gjegjësisht nga radhët e BDI-së. Komuna e Tetovës pritet që të jap informacione lidhur me këtë operacion kundër ndërtimeve të egra. (INA)

Loading...