Tensionohet situata, digjet flamuri shqiptar në Greqi

Shpërndaje

Ka mjaftuar një ngjarje ku i përfshirë ka qenë një grek, më saktë Kostandin Kaçifas, i vrarë nga forcat RENEA pasi nuk iu bind dhe qëlloi mbi policinë, që të ndizen tensionet ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve.
Nëse më herët, shqiptarët kanë qenë ata që tensionoheshin, pasi bijtë e tyre rriheshin e vriteshin në komisariate e burgje të Greqisë, ose qoftë rrugëve të shtetit fqinj, tani janë grekët ata që kanë tensionuar situatën.

Në zemër të Greqisë, në kryeqytet, në Athinë është djegur flamuri shqiptar.

Personat që kanë kryer të tillë gjest kanë thirrur kore raciste ndaj shqiptarëve. Ata këndojnë dhe bëjnë thirrje për hakmarrje.

Kurse në duart e tyre ka parulla problematike, ku njëra prej tyre thotë: “Kostandin Kaçifas, i pavdekshëm”.

Edhe këtë herë, grekët kanë zgjedhur këngë për të kënduar kundër shqiptarëve.

Kënga e tyre:

Gjaku rrjedh dhe kërkon hakmarrje,

çekiç dhe flakë për qentë shqiptarë,

dëgjoni mirë o derra shqiptarë,
do të kthehemi sërish e do dridhet toka,

ushtria greke në Vorio Epir, gjaku rrjedh dhe hakmarrje kërkon,

jashtë tani të gjithë ju shqiptarë.

Të përfshirë direkt dhe indirekt kanë qenë personalitete politike shqiptare dhe greke. Edhe Prokuroria e Greqisë tha se do të hetojë dosjen e Kaçifas. Diçka e tillë u tha se është a papranueshme nga MPJ e Shqipërisë, e cila u shpreh se Prokuroria shqiptare është organi i vetëm legjitim në vend për drejtësi në Republikën e Shqipërisë. Deputetët e Agimit të Artë kanë kërkuar nderime në parlament për Kostandin Kaçifas, por kërkesë e tillë nuk u miratua.

Loading...