Thaçi takon edhe Hahn: Biseduam për çështjen e vizave, nuk harron marrëveshjen me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit që sot pati me diplomatin gjerman Wolfang Ischinger në Minsk të Bjellorusisë ka takuar edhe komisionarin e Bashkimit Evropian Joanes Hahn, trasnmeton Gazeta Blic.
Thaçi as në këtë takim nuk e ka përmendur korrigjimin e kufijve me Serbinë mirëpo, ka përmendur “një marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”
“Me komisionarin Hahn bisedova për çështjet më me rëndësi për perspektivën evropiane të Kosovës, nga përfshirja e pikës për liberalizimin e vizave në agjendën e Këshillit Evropian, deri tek nevoja për arritjen e një marrëveshjeje paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.
Kujtojmë se presidenti i vendit në takimin e tij me diplomatin gjerman ka shkruar se që të dy janë dakord se ekziston një nevojë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, e cila mbyll kapitujt e konfliktit në Ballkan, dhe që mundëson anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.