Vazhdon partizimi i gjyqësorit, ish anëtari i KSHZ-së nga BDI-ja Subhi Jakupi në administrative
Subhi Jakupi, një nga ish-anëtarët e KSHZ-së që u larguan pas skandalit për marrjen e pagave shtesë, i është besuar pozita e gjykatësit në Gjykatën e Lartë Administrative. Jakupi për Alsat tha se ka aplikuar personalisht dhe se nuk është propozuar nga askush. Ai thotë se është njeri i duhur për atë pozitë, se ka kualifikimin e duhur dhe thotë se emërimi i tij është ka marrë mbështetje unanime në këshillin gjyqësorë. Jakupi së bashku me 8 anëtarët tjerë të KSHZ-së, vitin e kaluar dhanë dorëheqje nga pozita, pas skandalit që e publikoi ambasadori amerikan, për marrjen e më shumë se 18 pagave për kokë të anëtarit, brenda një viti.
Votimi në komision ka qenë i njëzëshëm, pavarësisht përkatësisë partiake apo etnike. Bonus më të ulët ka marrë edhe personeli i punësuar në komision. Votimi është mbajtur pas dyerve të mbyllura jashtë syve të publikut. Çfarë do të thotë praktika e tillë për prioritetet e vendit?!”- tha Xhes Bejlli , ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni.
Presioni publik nga të gjitha sferat, i ktheu në vendet e vjetra të punës shumicën e anëtarëve. Gjykata e Lartë Administrative është institucion ky që mes tjerash merret me lëndët që gjenerojnë nga puna e KSHZ-së. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani thotë se Qeveria nuk ka qenë e informuar për emërimet në gjykatë. Ai thotë se para se të shkojë në Bruksel për të hapur kapitullin 24 në negociata, do të shqyrtojë të gjitha emërimet në gjykatë.
Unë ju garantoj juve se Qeveria as nuk ka ndërhyrë dhe as nuk ka qenë e informuar për këtë proces. Nëse mendoni ju se ka defekte ose ka probleme morale në zgjedhjen e dikujtë sinqerisht duhet ta shtroni këtë pyetje te këshilli gjyqësorë. Ne nëse kemi ndonjë kompetencë, edhe unë si negociatorë kryesorë, sigurisht se do të shqyrtojë pasi që unë do të jem ai që do të shkojë në Bruksel në nëntor për të hapur kapitullin 24 që gjithashtu ka të bëj me drejtësinë dhe do të shoh nëse ka elemente të tilla. Nga ajo që kam unë njohuri, atë e njoh vetëm si ekspert të mirë ndërsa për procedurë tjetër do të duhet të pyetni organet e gjyqësorit”- theksoi Bujar Osmani, zëvendëskryeministër.
Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, veten e kanë qerasur me bonuse në lartësi prej 4 pagave mujore. Ndërkaq, për punën e tyre në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dhjetorit të vitit 2016, kanë marrë bonus në lartësi prej 5 pagave mujore. Me këtë arrihet në shifrën prej 9 pagave të cilat anëtarët e KSHZ-së për 12 muajt i kanë marrë si shpërblim për punën e bërë gjatë zgjedhjeve, jashtë pagave të rregullta./Alsat-M