Veseli: Jam kundër ndarjes së Kosovës dhe Asociacionit me kompetenca ekzekutive

Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) njëkohësisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ai është kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër Ascociacionit të Komunave me shumicë Serbe që do të kishte kompetenca ekzekutive.
Veseli në RTV Dukagjini ka thënë se nëse këto pika përfshihen në rezolutën e opozitës PDK-ja, do ta votojë atë.

“Rezoluta e opozitës është e mangët. Ajo merret me një person. Ne jemi kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër Ascociacionit të Komunave me shumicë Serbe që do të ketë kompetenca ekzekutive, jo korrigjim të kufijve”.

Kryeparlamentari thotë se Thaçi me idenë e tij ka vënë në siklet disa politikanë që kanë përmendur bashkimin kombëtar.

“Presidenti ka dhënë një mendim që nuk është obligativ deri në momentin kur Kuvendi i Republikës së Kosovës nxjerr platformën e vet. Bartësit e institucioneve janë përgjegjës të sillen në konform të platformës së dalë nga Kuvendi i Kosovës”.

Veseli ka thënë se presidenti Thaçi është politikani më me eksperiencë të jashtme në skenën politike dhe nuk mund të bëj gabime, siç po mendohen.

“Thaçi ka përvojë politike që mund të jetë edhe duke testuar”, deklaroi Veseli.

Loading...