Hoti: Ky është zhgënjim për Kosovën por edhe dështim për sigurinë në Ballkan

Shpërndaje

Për mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol ka reaguar edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti.
Sipas tij ky është zhgënjim për Kosovën por edhe dështim për sigurinë në Ballkan.

Postimi i Hotit;

Nuk do të ndalemi derisa të jemi pjesë e Interpolit dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare. Ky është zhgënjim për Kosovën, por edhe dështim për sigurinë në Ballkan. Faj të madh ka edhe diplomacia agresive e Serbisë e rreshtuar kundër vlerave që ngiten mbi gjeopolitikat evro-atlantike në rajon. Të nxjerrim mësim nga ky refuzim sot. Duhet të vazhdojmë të jemi unik në atë që aspirojmë, për t’i bindur të gjithë se jemi konsekuent në ndërtimin e shtetit të Kosovës, sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë pa dallime.

Loading...