100-vjeçarja franceze bën Merkelin gruan e Macron, ja reagimi i kancelares (Video)

Shpërndaje

Gjatë festimeve në Paris për 100 vjetorin e paqes pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, përveç takimeve të liderëve politikë botërorë kishte edhe skena që dilnin jashtë protokollit.

Ndërkohë që presidenti i Francës, Emanuel Macron, takon një grua 100-vjeçare e lindur në të njëjtin vit kur kishte mbaruar Lufta e Parë, ajo shprehet se “kjo është fantastike”. “Është fantastike“, thotë gruaja e moshuar, “që t’i jap dorën presidentit të Republikës”.

Ndërkohë gjatë fotos ajo duke dashur të kuptojë se me kë ishte afër e pyet kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel nëse ajo ishte zonja Brigitte Macron. “Ju jeni zonja Macron”, i drejtohet 100-vjeçarja franceze Merkelit. Por Angela Merkel i përgjigjet në mënyrë shumë të sjellshme se ishte kancelarja e Gjermanisë, madje duke ia përsëritur disa herë në vesh këtë gjë.

VIDEO

Loading...